Kupë dhe kampionat, Egnatia kërkon gjithçka. Vazhdimësia mbetet sfida kryesore
Fitorja minimale e Egnatias në Vlorë i ka dhënë fund një periudhe të vështirë për skuadrën rrogozhinase, e cila prej disa javësh nuk po arrinte të merrte maksimumin e pikëve. Trepikëshi në transfertë ka vlerë kryesisht për aspektin psikologjik dhe të renditjes, duke e mbajtur ekipin të pozicionuar pranë zonës së kreut të kampionatit. Në Rrogozhinë nuk flitet për ndryshim të menjëhershëm të situatës, por për nevojën e vazhdimësisë. Stafi teknik dhe drejtuesit e klubit janë të vetëdijshëm se një fitore e vetme nuk mjafton për të rikuperuar terrenin e humbur, ndaj fokusi është që rezultatet pozitive të shndërrohen në seri. Vetëm në këtë mënyrë Egnatia mund të qëndrojë realisht në garë për vendin e parë dhe të synojë parakalimin e Vllaznisë në krye të...
Burimi:
gijotina.com