Kupa e Shqipërisë: Vllaznia bën detyrën, dramë e vërtetë në “Arenën e Demave”. Elbasani feston pas 120 minutash lojë
Vllaznia është gjysmëfinalistja e parë e Kupës së Shqipërisë. Shkodranër kanë fituar edhe në ndeshjen e kthimit ndaj Bylis, me shifrat 2-1 në sfidën e laujtur në “Loro Boriçi”. Ndërsa në ndeshjen e parë në “Adush Muça”, Vllaznia kishte fituar 0-1 dhe kualifikohet në gjysmëfinale me rezultatin e përgjithshëm 3-1. Përsa i përket takimit të sotëm, Vllaznia fitoi 2-1. Shkodranët gjetën avantazhin me Bekin Balaj me një goditje spektakolare nga kufijtë e zonës së rreptësisë në minutën e 34-të. Në minutën e 38-të, Bylis barazon shifrat me golin e Olavio, i cili shënoi duke zënë në befasi mbrojtjen shkodrane. Në fund të pjesës së parë, Gledjan Pusi gjen goline dytë për Vllazninë pas harkimit të Lirim Kastratit në zonë. Pjesa e parë mbyllet 2-1, por...
Burimi:
telesport.al