Kupa e Shqipërisë U-17 & U-19/ Përfundojnë ndeshjet çerekfinale, përcaktohen ekipet gjysmëfinaliste

Kupa e Shqipërisë U-17 & U-19/ Përfundojnë ndeshjet çerekfinale, përcaktohen ekipet gjysmëfinaliste

Kanë përfunduar ndeshjet çerekfinale të Kupës së Shqipërisë për grupmoshat U-17 dhe U-19, duke përcaktuar ekipet që vijojnë rrugëtimin drejt trofeut në këtë edicion. Në kategorinë U-17, në gjysmëfinale janë kualifikuar Teuta, Skënderbeu, Tirana dhe Partizani. Partizani regjistroi një fitore të thellë ndaj Dinamo City me rezultatin 3-0, ndërsa Tirana mposhti Apoloninë 2-1. Skënderbeu siguroi kualifikimin pas fitores 2-0 ndaj Vorës, ndërsa sfida mes Vllaznisë dhe Teutës u mbyll 1-1 në kohën e rregullt. Nga goditjet e penalltive, Teuta u tregua më e saktë, duke triumfuar 5-4. Në fazën gjysmëfinale të U-17, Teuta do të përballet me Skënderbeun, ndërsa Tirana me Partizanin. Edhe në kategorinë U-19 janë përcaktuar katër skuadrat gjysmëfinaliste të këtij edicioni. Dinamo City, Partizani, Teuta dhe Laçi kanë siguruar një vend mes...