Kupa e Shqipërisë/ Pogradeci “heq qafe” Dinamon, Skënderbeu fiton maratonën me Tiranën
Janë zhvilluar sfidat e para gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë në volejboll për ferma, që kanë sjellë fitoret e skuadrave juglindore. Në kryeqytet, ekipi i Pogradecit fitoi 3-0 ndaj Dinamos (25-17, 26-24, 25-17). Një ndeshje që pritej më e fortë, por që u dominua nga pogradecaret, që kryesojnë edhe renditjen e kampionatit. Më e bukur ndeshja e luajtur në Korçë, ku skuadra e Skënderbeut fitoi 3-2 ndaj Tiranës (25-16, 16-25, 25-23, 20-25, 16-14). Gjithçka u vendos në pikët shtesë të setit final, me ekipet që dueluan fort për fitoren. Më datën 18 shkurt do të luhen ndeshjet e kthimit, që do të përcaktojnë edhe dy skuadrat finalist. Gjysmëfinale-Femra, ndeshje 1 Dinamo – Pogradeci, 0-3 Skënderbeu – Tirana, 3-2 Gjysmëfinale-Femra, ndeshje 2 Pogradeci – Dinamo, 18...
Burimi:
telesport.al