Kupa e Kosovës, Ballkani dhe Dukagjini sigurojnë kualifikimin në çerekfinale

Kupa e Kosovës, Ballkani dhe Dukagjini sigurojnë kualifikimin në çerekfinale

Sot janë zhvilluar dy ndeshje tjera në kuadër të 1/8 së finales së Kupës së Kosovës në futboll, ku Ballkani dhe Dukagjini kanë siguruar kualifikimin në çerekfinale. Në orët e mbrëmjes në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, Ballkani arriti ta eliminojë Prishtinën pas një ndeshjeje tejet dramatike, e cila u vendos vetëm pas serisë së gjuajtjeve të penalltive. Koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan me rezultat të barabartë, 2:2, përkatësisht 3:3, ndërsa pas një serie maratonike nga 11-metërshi suharekasit triumfuan, me rezultat 11:10. Prishtina e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në epërsi që në sekondën e 50-të me golin e qendërmbrojtësit francez Philippe Boueye. Në pjesën e dytë, epërsia u dyfishua nga Mario Ilievski në minutën e 50-të. Ballkani...