Kupa e Kombeve të Afrikës: Egjipti vuan, por siguron biletën për në çerekfinale në shtesë (video)

Kupa e Kombeve të Afrikës: Egjipti vuan, por siguron biletën për në çerekfinale në shtesë (video)

5 Janar 2026 19:50 Telesport Egjiptit i janë dashur 120 minuta lojë ndaj Benin, për të siguruar biletën për në çerekfinalen e Kupës së Kombeve të Afrikës. Sfida u zhbllokua në minutën e 69-të, ku Marwan Attia shënoi për Egjiptin një supergol me një goditje fantastike nga distanca. SHIHGOLIN Megjithatë futbollistët e Benin nuk u dorëzuan dhe gjetën golin e barazimit me Jodel Dossou në minutën e 83-të. Sulmuesi shtyu topin në rrjetë, pas një devijimi të mbrojtësit egjiptian dhe pritjes së parë së portierit egjiptian, por Dossou gjendej në kohën dhe vendin e duhur. Koha e rregullt mbyllet 1-1. SHIHGOLIN Në shtesën prej 30 minutash, Egjipti shënoi edhe dy gola të tjerë që vulosën kualifikimin. Yasser Ibrahim shënoi fillimisht në minutën e 97-të, mbrojtësi...