Kupa e Botës/ Reagon këngëtarja Rita Ora: Kosovë dhe Shqipëri, bëjeni historinë

Kupa e Botës/ Reagon këngëtarja Rita Ora: Kosovë dhe Shqipëri, bëjeni historinë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka shfaqur përkrahjen e saj për kombëtaret e Kosovës dhe Shqipërisë, të cilat do të përballen në gjysmëfinalet e play-off-it kualifikues për Kupën e Botës 2026.Ajo ka postuar në rrjetin social ‘Instagram’ fotografitë e të dyja ekipeve duke iu uruar fat për ndeshjet e rëndësishme.“Fat të mbarë! Shpresoj që do të bëjmë histori dhe do të kualifikohemi në Kupën e Botës këtë vit”, ka shkruar ajo.Kosova dhe Shqipëria do të zhvillojnë ndeshje historike sot në fazën e gjysmëfinales së play-off-it.Sot, në ora 20:45, Kosova do të përballet me Sllovakinë në Bratislavë, ndërsa Shqipëria do të luajë me Poloninë në Varshavë.