Kupa e Botës në ski/ Lara Colturi renditet në vendin e 20- në garën e sllallomit gjigand në Kronplatz

Kupa e Botës në ski/ Lara Colturi renditet në vendin e 20- në garën e sllallomit gjigand në Kronplatz

20 Janar 2026 14:30 Telesport Gara e radhës në Kupën e Botës për femra në ski u zhvillua sot në pistën italiane të Kronplatz. Në garën e sllallomit gjigand mori pjesë edhe skiatorja shqiptare Lara Colturi. Në këtë garë ajo u rendit në vendin e 20, larg vendeve të para ky është renditur zakonisht këtë sezon. Ky është rezultati më i dobët për Colturi këtë sezon, që në katër raste është ngjitur edhe në podium. Në zbritjen e parë, Colturi dha kohën 1’16”42, duke u renditur në vendin e 22-të. Ndërsa në zbritjen e dytë, koha e skiatores kuqezi ishte 1’07”54, duke rikuperuar dy pozicione në klasifikim. Kështu, pas dy zbritjeve, me kohën në total 2’23”96, skiatorja Lara Colturi u klasifikua në vendin e 20-të....