KUPA AFRIKËS/ Protesta, VAR, braktisje e fushës dhe shumë kaos, në fund triumfon Senegal, thyen Maroku në një finale dramatike (VIDEO)

KUPA AFRIKËS/ Protesta, VAR, braktisje e fushës dhe shumë kaos, në fund triumfon Senegal, thyen Maroku në një finale dramatike (VIDEO)

Për herë të dytë në 5 vitet e fundit, Senegal triumfon në Kupën e Afrikës, në një finale dramatike në çdo dimension përballë Marokut. Në Rabat u zhvillua një sfidë me shumë emocione, me gafa, raste për shënim, penallti të humbur dhe përpjekje për të braktisur fushën, detaje shumë të forta që e bënë shumë të veçantë këtë finale, pa diskutim e kontestuar pafund. Në shifra kjo ishte një sfidë mes të barabartësh, ku fillimisht diferencën e bënë portierët e dy ekipe, mbi të gjitha Bono i Marokut, me këtë të fundit që mbajti ekipin e tij në lojë me disa pritje fantastike. Një nga momentet më përcaktuese të kësaj finaleje erdhi në shtesë, ku Maroku fitoi një 11-metërsh. Në radhët e Senegal shpërthyen në...