Kualifikimi në Botëror i garanton Shqipërisë miliona dollarë
Përballja e sotme ndaj Polonisë në fazën play-off nuk është vetëm një mundësi për të shkruar historinë sportive, por edhe një “minierë ari” për futbollin shqiptar. Nëse kuqezinjtë kalojnë pengesën polake dhe më pas triumfojnë në finalen ndaj fituesit të çiftit Ukrainë-Suedi, përfitimet financiare nga FIFA do të jenë marramendëse. Vetëm për sigurimin e biletës drejt SHBA, Kanadasë dhe Meksikës, Federata Shqiptare e Futbollit do të arkëtonte menjëherë 1.5 milionë dollarë për përgatitjet logjistike. Mirëpo, shifra vërtet mbresëlënëse vjen nga pjesëmarrja: çdo kombëtare kualifikuese garanton një bonus prej 9 milionë dollarësh. Ky fond do të shërbente si një infuzion i fuqishëm për infrastrukturën dhe zhvillimin e futbollit në vend. Sa më tej të avancohet në turne, aq më shumë rriten shifrat, duke arritur deri në...
Burimi:
javanews.al