Krstovic tregon “takat” e penalltisë vendimtare. CDK dhe Samardzic njëzëri: Heroi ynë…
26 Shkurt 2026 8:01 Alfred Lleshi Nikola Krstovic publikoi në “Instagram Stories” shenjat e takave të mbrojtësit të Borussia Dortmundit, Bensebaini, në ballin e tij. Ndërhyrja e futbollistit algjerian shkaktoi penalltinë, e cila më pas u realizua nga Samardzic dhe i dha Atalantës kualifikimin në 1/8 finale të Champions League. Sulmuesi tregoi kështu pasojat fizike të aksionit vendimtar, që rezultoi momenti kyç i ndeshjes. Reagimi i shokëve të skuadrës nuk mungoi: “Heroi im”, – ishte komenti i Charles De Ketelaere dhe i vetë Samardzic, duke vlerësuar sakrificën e Krstovic në aksionin që ndryshoi fatin e takimit. Episodi u kthye menjëherë në simbol të përkushtimit dhe luftës në fushë, pasi ndërhyrja e pësuar nga sulmuesi solli momentin që vendosi kualifikimin e Atalantës në fazën tjetër të...
Burimi:
telesport.al