Kroos: Një lojtar që s’është fishkëllyer kurrë në ‘Bernabéu’ nuk është lojtar i madh
21 Janar 2026 13:20 Alfred Lleshi Legjenda e Real Madridit, Toni Kroos, ka komentuar fishkëllimat e forta të tifozëve ndaj lojtarëve të bardhë, duke theksuar se ato nuk e ndihmojnë aspak skuadrën. Ai ndau edhe përvojën e tij personale me reagimet negative nga tribuna: “Ky është Real Madridi, ndoshta jo në momentin më të mirë, por kjo tregon çfarë do të thotë të jesh aty. Qoftë nga shtypi apo tifozët, rrallë kritikohen lojtarët e vegjël; gjithmonë zgjidhen emrat e mëdhenj, për mirë ose për keq”. Ai kujtoi se edhe “gjenerata e artë” kaloi momente të vështira: “U eliminuam nga Kupa e Mbretit prej një ekipi të kategorisë së tretë. Nuk është gjithçka perfekte as tani. Një lojtar që s’është fishkëllyer kurrë në ‘Bernabéu’ nuk është lojtar...
Burimi:
telesport.al