Kroos kritikon ashpër Schlotterbeck: Bëri veprime jo inteligjente ndaj Bayern Munich
5 Mars 2026 14:21 Alfred Lleshi Humbja 3-2 e Borussia Dortmundit ndaj Bayern Munich në klasiken gjermane duket se ka shuar pothuajse përfundimisht shpresat e verdhezinjve për titullin në Bundesliga. Një nga më të kritikuarit pas ndeshjes ishte mbrojtësi Nico Schlotterbeck, i cili u përfshi në disa episode vendimtare dhe polemizuese gjatë lojës. Performanca e tij u komentua edhe nga ish-mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos. Në podcastin “Einfach mal luppen”, Kroos analizoi penalltinë e shkaktuar nga Schlotterbeck në minutën e 69-të, duke e quajtur “një veprim jo inteligjent”. Ai shpjegoi se çfarë do të kishte bërë vetë: “Do të qëndroja larg”. Sipas tij, nëse e kupton që kundërshtari do të të kalojë në zonë dhe nuk mund ta arrish topin, duhet ta pranosh situatën...
Burimi:
telesport.al