Kristian Prenga “trondit” botën e boksit/ Duel historik ndaj Anthony Joshua më 25 korrik në Arabinë Saudite

Kristian Prenga “trondit” botën e boksit/ Duel historik ndaj Anthony Joshua më 25 korrik në Arabinë Saudite

Boksieri shqiptar Kristian Prenga ka ndezur entuziazmin e sportdashësve shqiptarë, pasi ka paralajmëruar përmes rrjeteve sociale një nga përballjet më të mëdha në historinë e sportit shqiptar. Më 25 korrik, në Riad të Arabisë Saudite, Prenga do të ngjitet në ring për t’u përballur me ish-kampionin e botës, Anthony Joshua, në një duel që pritet të tërheqë vëmendjen e gjithë botës së boksit. Kjo sfidë konsiderohet si një moment historik jo vetëm për karrierën e Kristian Prengës, por edhe për sportin shqiptar . Vetë boksieri shqiptar është shprehur i bindur se kjo do të jetë nata që do të ndryshojë gjithçka. “Anthony Joshua është një boksier i madh, por ka bërë një gabim të madh duke më zgjedhur mua si kundërshtar. Kjo është ndeshja që...