Kreu i FIFA-s, Gianni Infantino: Trofeun e Kupës së Botës 2026 do e dorëzojë Trump

Kreu i FIFA-s, Gianni Infantino: Trofeun e Kupës së Botës 2026 do e dorëzojë Trump

Presidenti i FIFA-s (organizmi botëror i futbollit), Gianni Infantino, ka bërë një njoftim të rëndësishëm gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos, duke konfirmuar se Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të jetë pjesë e ceremonisë së dorëzimit të Kupës së Botës 2026 për fituesit e turneut. Infantino u prit me tone entuziaste nga Trump përpara kamerave, i cili e prezantoi presidentin e FIFA-s me fjalët: “Ja ku është Gianni, ai është mbreti i futbollit, mbreti i sportit”. Në përgjigje, Infantino u shpreh me të njëjtin admirim, duke zbuluar planin për ceremoninë finale të Kupës së Botës. “Verën e ardhshme, do t’ia dorëzoj Kupën e Botës kampionit së bashku me presidentin e Shteteve të Bashkuara”. Ky njoftim konfirmon rolin e Trump në ngjarjet madhore të futbollit, pas...