Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Krahasim sezoni/ Elbasani përmirëson statistikat, më shumë pikë dhe më pak gola të pësuar
Pas dy fazave të para të kampionatit, Elbasani po konfirmon një rritje të rëndësishme krahasuar me sezonin e kaluar. Verdheblutë kanë grumbulluar 33 pikë, 11 më shumë se në të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar. Ky progres reflektohet edhe në renditje, ku skuadra është ngjitur nga vendi i pestë në vendin e dytë. Rritja nuk lidhet me një seri të përkohshme rezultatesh, por me vazhdimësi si në ndeshjet në shtëpi ashtu edhe në transfertë. Në aspektin ofensiv, Elbasani ka shënuar 19 gola, shifër e ngjashme me sezonin e kaluar. Ndryshimi kryesor qëndron te mbrojtja, me vetëm 11 gola të pësuar kundrejt 21 një vit më parë. Kjo ka sjellë më shumë ndeshje të menaxhuara dhe rezultate pozitive. Elbasani shfaqet si një skuadër më e...