Kovac: Do të qëndroj gjatë në Dortmund, ka ardhur koha për të fituar një trofe

Kovac: Do të qëndroj gjatë në Dortmund, ka ardhur koha për të fituar një trofe

11 Maj 2026 11:22 Telesport Niko Kovac, trajneri i Borussia Dortmund, diskutoi të ardhmen e tij pas fitores së ekipit të tij, 3-2 kundër Eintracht Frankfurt. Një fitore që konfirmoi matematikisht vendin e dytë të verdhezinjve në Bundesliga. Kontrata e tij skadon në vitin 2027, por ka mundësi për një rinovim: “Kam edhe një vit të mbetur në kontratën time dhe jam shumë i lumtur këtu. Shumë trajnerë qëndrojnë në klubet e tyre vetëm për një vit. Ndoshta do të qëndroj këtu edhe më gjatë.” Me mbërritjen në Dortmund në vitin 2025, Kovac e ka kualifikuar ekipin në Champions League në dy sezone radhazi. Qëllimi është të përpiqet të fitojë një trofe, të cilin Borussia e ka ndjekur që nga viti 2021, kur fitoi Kupën...