Kovac: Borussia luan për fitore ndaj Tottenham, agresivë që në fillim që t’i bëjmë të heshtin

Kovac: Borussia luan për fitore ndaj Tottenham, agresivë që në fillim që t’i bëjmë të heshtin

20 Janar 2026 10:57 Telesport Skuadra e Borussia Dortmund kërkon të hedhë sot një hap të sigurtë drejt kualifikimit në raundin tjetër të Champions League. Duke folur para ndeshjes ndaj Tottenham, trajneri kroat Niko Kovac theksoi se Dortmund nuk mund të përballonte shpërqendrime përpara një ndeshjeje vendimtare. “Ajo që ka më shumë rëndësi është performanca jonë. Ne duhet të injorojmë gjithçka tjetër dhe të përqendrohemi në atë që mund të kontrollojmë“, tha Niko Kovac, trajneri i Borussia Dortmund. “Ata mund të duken sikur kanë probleme, por kjo nuk ka rëndësi për ne. Kushdo që luan për ta do të japë gjithçka. Ata kanë cilësi dhe nëse duam të fitojmë, na duhet një performancë e nivelit të lartë. Kam kujtime të mira, po, por tani bëhet...