Komisioni i Disiplinës merr vendimet, gjoba për të gjithë

Komisioni i Disiplinës merr vendimet, gjoba për të gjithë

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF-së ka marrë vendimet sa i takon ngjarjeve të fundit sportive në të githa kategoritë e futbollit shqiptar. Për sjellje të gabuar të tifozëve, Vllaznia është gjobitur me 50 mijë lekë. 50 mijë lekë gjobë edhe për Tiranën, pasi nuk ka respektuar detyrimet dhe përgjegjësitë. Nuk shpëton dot as Teuta. Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 16.12.2025 KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe ndezje mjetesh piroteknike, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. KF Tirana, për mosrespektimin e detyrimeve dhe përgjegjësive dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa në fillimin e lojës, në bazë...