Kombëtarja përgatit miqësoren me Ukrainën, Muçi i dëmtuar, largohet
Kombëtarja shqiptare ke zhvilluar seancën e radhës stërvitore në qendrën sportive Parador de El Saler të Valencias, me kuqezinjtë që janë stërvitur për rreth 1 orë me intensitet të plotë. Trajneri Silvinjo dhe stafi teknik i kanë angazhuar lojtarët në në ushtrime fizike fillimisht, teksa më tej stërvitja është fokusuar në ushtrime me topin dhe ndeshje kontrolli. Departamenti i Komunikimit në FSHF në me dije se me skuadrën nuk është stërvitur sot sulmuesi Ernest Muçi, i cili që të shtunën ka ndjerë një shqetësim në pjesën e pasme të kofshës së djathtë. Për këtë arsye, dje iu nënshtrua një rezonance magnetike, e cila evidentoi një edemë në nivelin e muskulit, që kërkon disa ditë pushim për shërim të plotë e si pasojë ai nuk mund...
Burimi:
sportiim.al