“Kombëtarja duhet të shohë përpara”, Rraklli: Nëse do të isha Sylvinho, do ta mbyllja me Shqipërinë
Humbja me Poloninë la një shije të hidhur, pasi Kuqezinjtë shënuan të parët, por e pësuan nga gabimet në pjesën e dytë. Gjithësesi, për ish-sulmuesin Altin Rraklli, duhet menduar që në miqësoren e së martës me Ukrainën të shfrytëzohen për lojtarë të rinj. “Unë them që i kemi të gjitha mundësitë që të shikojmë përpara. Ekipi u përfaqësua shumë mirë. Pilo ishte një element i ri që mua më pëlqeu shumë, pavarësisht rastit që humbi. Lojtarët e rinj që kemi duhet t’i japim shansin për këtë ndeshje, sepse miqësoret janë për këtë qëllim”, tha Altin Rraklli, ish-futbollist i Kombëtares. Rraklli, i cili ka luajtur mbi 60 ndeshje me Kombëtaren duke shënuar 11 gola, komentoi për TV Klan edhe për ardhmen e Sylvinho. “Nëse unë do...
Burimi:
javanews.al