Klubi i njohur blen kartonin e Muçit për 10 milionë euro, e konfirmon presidenti

Klubi i njohur blen kartonin e Muçit për 10 milionë euro, e konfirmon presidenti

Ernest Muçi do të transferohet zyrtarisht te Trabzonspori, me klubin turk që do të blejë kartonin e tij nga Besiktas. Lajmi është konfirmuar nga presidenti i Trabzonsporit, Ertugrul Dogan, për mediat turke. Klubi ka vendosur të investojë 10 milionë euro për sulmuesin e Kombëtares shqiptare. Sipas presidentit, kësti i parë prej 2 milionë eurosh do të paguhet në muajin maj. Muçi ka realizuar 10 gola në 18 ndeshje këtë sezon. Megjithatë, e ardhmja e tij mund të mos jetë afatgjatë në Turqi, pasi Trabzonspori mund ta shesë për arsye financiare në verë. Ndërkohë, situata e Kristjan Asllanit mbetet e paqartë, me Bolognan që ka shfaqur sërish interes për mesfushorin.