“Kisha tre ditë pa ngrënë e pa pirë, ngela në rrugë”, futbollisti rrëfen tmerrin në Iran, si e shpëtoi Jasir Asani
Tensionet gjithnjë e në rritje në Lindjen e Mesme ka sjellë bllokim të shtetasve të huaj që ndodhen në Iran apo Izrael. Mbyllja e linjave ajrore ka bërë që shumë persona të ngelin të bllokuar e duke mos gjetur asnjë mundësi për tu larguar. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me futbollistin e Maqesonisë së Veriut Stefan Ashkovski. Ky i fundit ishte bllokuar në Iran, pasi kishte shkuar atje për të luajtur, pasi kishte nënshkruar kontratën për ekipin e ligës së parë iraniane, Mes Rafsanjan. Në një intervistë për mediat maqedonase, ai ka rrëfyer të gjithë kalvarin e mundimshëm të kthimit në familje, duke mos harruar pa përmendur heroin e tij, futbollistin e kombëtares shqiptare Jasir Asani. “Kishte sulme kudo, madje edhe pranë meje, sapo...
Burimi:
vizionplus.tv