Kimmich i prerë: Kush kursen veten para Gjermanisë, nuk ka vend në kombëtare
23 Mars 2026 13:31 Alfred Lleshi Pak ditë para miqësoreve ndaj Zvicrës (27 mars) dhe Ganës (30 mars), kapiteni i Germanisë, Joshua Kimmich, dërgoi një mesazh të fortë për bashkëlojtarët. Ai theksoi se lodhja e sezonit nuk duhet të ndikojë në përkushtimin ndaj kombëtares: “Ndeshjet e marsit vijnë në një moment kur dikush mund të mendojë të pushojë…, por kjo nuk duhet të ndodhë te ne. Nuk ekziston që dikush të mos ketë dëshirë të luajë për kombëtaren”. Mesfushori i Bayern Munich shtoi: “Është diçka shumë e veçantë të luash për Gjermaninë, qoftë miqësore apo kualifikuese. Duhet të vijmë me dëshirën dhe grintën e duhur”. Kimmich e cilësoi këtë fazë si thelbësore për rritjen e grupit, sidomos pas paraqitjeve jo gjithmonë të qëndrueshme. Ai kërkoi...
Burimi:
telesport.al