Kessié dëshiron të rikthehet në Europë, si mundësi shfaqet… Juventusi

Kessié dëshiron të rikthehet në Europë, si mundësi shfaqet… Juventusi

5 Janar 2026 10:05 Alfred Lleshi Pavarësisht gabimit nga pika e bardhë (dhe polemikave) të Jonathan David, merkatoja e Juventusit, duke pasur parasysh qëndrueshmërinë financiare, do të nisë nga mesfusha dhe jo nga sulmi. Prioriteti i Luciano Spallettit për janarin është ky repart. Janë përmendur Frattesi (i tunduar edhe nga Turqia) dhe Guido Rodríguez, ndërsa tani rikthehet në skenë Franck Kessié. Ish-lojtari i Milanit dhe Atalantës, aktualisht në Kupën e Afrikës me Bregun e Fildishtë, nuk është më i bindur për aventurën në Arabinë Saudite. Al Ahli po planifikon afrime të reja dhe “Presidenti” do të ishte i hapur për një rikthim në Europë, me kusht largimin e parakohshëm. Juventusi, që e kishte sonduar edhe në verë, po e vëzhgon. Sipas “La Stampa”, Kessié është...