Kërnaja “duartroket” Partizanin: Bravo skuadrës, skuadra zbatoi detyrat ndaj Egnatias

Kërnaja “duartroket” Partizanin: Bravo skuadrës, skuadra zbatoi detyrat ndaj Egnatias

Trajneri i Partizanit, Oltijon Kërnaja komentoi triumfin 2-0 ndaj Egnatias. “Nuk është katër, por pesë fitore me Kupën, të fituara. Më përpara thuhej nuk fitojmë me katër vendet e para, fituam sot, fituam në Kupë me Elbasanin. Përgëzoj çunat, nëse futen edhe për 2 minuta japin maksimumin. Nuk kemi bërë asgjë. Me një humbje kthehemi prapë poshtë, duhet të vazhdojmë me këtë ritëm. Ishte e punuar, kemi punuar shumë që të merrnim thellësinë me mesfushorët e qendrës. Pas 2 me 0 u munduam ta menaxhohim, duke parë se Egnatia vinte me 5 lojtarë në sulm. Vumë Isgandarlin se donim ta mbysnim ndeshjen me tranzicion pozitiv. Kishim tre raste. Duke parë edhe mungesat e Egnatias në qendër të mbrojtjes, e dinim që kishim probleme dhe aty...