Kërkohet nga Milani dhe Juventusi, Lewandowski në dilemë për të ardhmen

Kërkohet nga Milani dhe Juventusi, Lewandowski në dilemë për të ardhmen

Java e ardhshme pritet të jetë përcaktuese për të ardhmen e Robert Lewandowski-t, i cili po ndiqet me interes nga Milani dhe Juventusi. Sulmuesi polak është në prag të skadimit të kontratës me Barcelonën dhe ende nuk ka vendosur nëse do të pranojë rinovimin me ulje page apo do të nisë një aventurë të re. Agjenti i tij, Pini Zahavi, do të mbërrijë në Itali fundjavën e ardhshme për t’u takuar me drejtuesit e të dy klubeve italiane. Ndonëse në moshën 37-vjeçare, Lewandowski mbetet një garanci për golat, duke shënuar 17 herë këtë sezon me fanellën blaugrana. Përveç interesit nga Serie A, sulmuesi ka marrë oferta tunduese edhe nga Arabia Saudita dhe MLS-ja amerikane.