“Kemi ekip cilësorë”, Juljan Shehu analizon sfidën me Poloninë: Ja ku vendoset (VIDEO)

“Kemi ekip cilësorë”, Juljan Shehu analizon sfidën me Poloninë: Ja ku vendoset (VIDEO)

Më 26 mars, në Varshavë, Shqipëria luan një nga sfidat më të rëndësishme në historinë e futbollit kuqezi, kjo pasi për herë të parë ka shansin real të shkojë në një Botëror, por fillimisht duhet të kalojë pengesën e parë, mbase më të vështirën, Poloninë. Juljan Shehu, mesfushori shqiptar, në një intervistë për mediat polake komentoi këtë përballje, si një nga lojtarët që e ka të qartë se çfarë rivali dhe çfarë ndeshje pret përballë Polonisë: “Do të jetë një ndeshje e vështirë për të dyja skuadrat. Mendoj se do të vendoset nga detajet e vogla. Polonia ka një avantazh të lehtë sepse luajnë në shtëpi dhe kanë mbështetjen e tifozëve. Unë e di se si janë tifozët polakë, se si i përkrahin klubet, në...