KE miraton skemën e re të shpërndarjes së fondit financiar për incentivimin e futbollit të vajzave

KE miraton skemën e re të shpërndarjes së fondit financiar për incentivimin e futbollit të vajzave

Një nga vendimet e miratuara në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së lidhet me një skemë të re shpërndarjeje të fondit financiar për incentivimin e futbollit të vajzave në të gjithë Shqipërinë. Ky vendim synon të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e pjesëmarrjes së vajzave në futboll, si edhe në krijimin e një mjedisi sa më të favorshëm për zhvillimin e tyre sportiv. Skema e re e miratuar ka për qëllim sigurimin e një shpërndarjeje më efektive dhe më të drejtë të fondeve që FSHF akordon për futbollin e vajzave, duke kombinuar Fondin e Solidaritetit të UEFA-s me Fondin e Incentivimit të FSHF-së. Nëpërmjet këtij kombinimi, synohet një shpërndarje korrekte, transparente dhe e barabartë e incentivave financiare. Shpërndarja e kësaj incentive do të kryhet...