ZYRTARE/ Emanuel Ernest konfirmon largimin e tij nga Tirana: Zgjidhja më e mirë, ndarja e rrugëve
Emanuel Ernest e mbyll shumë shpejt aventurën e tij me Tiranën. Vetë futbollisti e ka konfirmuar ndarjen e rrugëve e klubin bardheblu nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. ‘Faleminderit shumë Tirana. Ne vendosëm në këtë moment, që zgjidhja më e mirë për të dyja palët është që të ndajmë rrugët. Jam tani i lirë. Faleminderit tifozëve dhe shokëve të mi në klub për çdo gjë. Ju uroj fat për pjesën e mbetur të sezonit dhe të shkoni përpara’– shkruan Ernest në postimin e tij Emanuel Ernest u rikthye me bujë në merkaton e janarit te skuadra e Tiranës, por gjërat për 25 vjeçarin nuk shkuan siç kishte parashikuar dhe kështu ai i thotë lamtumirë skuadrës kryeqytetase duke u bërë edhe largimi i parë nga bardheblutë...
Burimi:
top-channel.tv