Vllaznia e bën festë ne Shkodër, Shehi nuk ia ndryshon “muzikën” Tiranës në ‘Klasike’
Vllaznia është rikthyer te fitorja në kampionat, duke mundur 3-1 Tiranën në ‘Klasiken’ e futbollit shqiptar. Takimi i luajtur në “Loro Boriçi” prodhoi shumë emocione, ndërsa Edi Martrini u vu edhe njëherë përballë Orges Shehit, i cili zhvilloi ndeshjen e parë në krye të stolit bardheblu pas rikthimit. Të parët që shënuan ishin pikërisht kryeqytetasit, të cilët kaluan në avantazh me Redon Xhixhën në minutën e 26’. Gjithsesi, festa bardheblu zgjati vetëm 6 minuta, pasi shkodranët rikthyen baraspeshën me anë të Charles në të 32’. Në pjesën e dytë, kuqeblutë morën lojën nën kontroll. në minutën e 49’, Cortes shënoi në portën e tij, duke i dhënë për herë të parë avantazhin ekipit të Martinit, ndërsa në të 71’ Balaj i dha goditjen e fundit...
Burimi:
top-channel.tv