Shehi e fillon me humbje tek Tirana: Duhet të rregullojmë gjendjen fizike të lojtarëve, të mos humbasim nga gabimet tona
Vllaznia ka fituar me përmbysje në shtëpi përballë Tiranës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të “Abissnet Superiore”. Klasikja e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, përfundoi 3-1. Pas këtij dueli ka folur trajneri i bardhebluve, Orges Shehi. “Emergjencë? Pavarësisht se ditët janë të pakta, jemi munduar që gjërat bazë të funksionin më mirë. Kërkojmë pasime të lojtarëve që janë nën presion, të atyre me shpinë. Ata me shpinë kërkojnë të mbajnë topin. Më vjen keq sepse golat i kemi marrë edhe prej gabimeve tona. Patjetër që Vllaznia mund të ishte pak më dominante, sistemi, lojtarët kanë 1 vit me trajnerin, por nuk duhet të pësonim ato gola. Në ndërtim futeshim shumë shpejt në presion. Nuk është vetëm psikologjike, ndikon, por ka punë për...
Burimi:
top-channel.tv