RENDITJA/ Vllaznia lëshon terren, rivalët i afrohen shkodranëve, si paraqitet situata pas ndeshjeve të sotme
Java e 25-të e Superiores ka vijuar sot me dy përballje mjaft të rëndësishme, që kanë ndikuar si në garën për titull, ashtu edhe në luftën për mbijetesë. Pas triumfit të një dite më parë të Egnatias ndaj Dinamos, kjo javë rezervoi të tjera surpriza. Vllaznia u ndal në transfertë nga Bylisi, ndërsa Elbasani arriti të marrë tre pikë ndaj Vorës. Të dyja sfidat u mbyllën me shifrat 2-1, duke prodhuar ndryshime të ndjeshme në renditje. Fitorja e Bylisit ka rihapur plotësisht garën në fundin e tabelës. Skuadra ballshiote largohet nga vendi i fundit dhe ngjitet në zonën “play-out”, duke përfituar maksimalisht nga hapi fals i rivalëve. Diferenca nga Vora e vendit të shtatë deri te Flamurtari i fundit mbetet vetëm gjashtë pikë, një hendek...
Burimi:
top-channel.tv