Partizani nuk gabon, mund me përmbysje Flamurtarin dhe i bashkangjitet Dinamos

Partizani nuk gabon, mund me përmbysje Flamurtarin dhe i bashkangjitet Dinamos

Partizani mori një fitore të vyer në Vlorë në ndeshjen e javës së 25 të Kategorisë Superiore teksa mundi Flamurtarin me rezultatin 2-1 duke bërë që të ndizet gara për vendin e katërt të renditjes që të kualifikon në fazën e Final Four. Flamurtari e nisi në mënyrë perfekte sfidën teksa që në minutën e 8 mori avantazhin me golin e Maksutit që shënoi me një gjuajtje nga distanca. Por në fundin e pjesës së parë, Partizani ktheu ekuilibrin në rezultat teksa shënoi me Sidiben që ekzekutoi saktë një penallti që e fitoi ai vetë, një 11 metërsh që u akordua pas verifikimit në sistemin VAR. Në pjesën e dytë, Të Kuqtë përmbysën menjëherë rezultatin, pikërisht në minutën e 48 dhe ishte sërish Sidibe ai...