Kaos në sfidën Egnatia-Vllaznia/ Rrogozhinasit braktisin ndeshjen, Xhemajli dhe trajneri Tetova ndëshkohen me karton të kuq
Kaosi përfshiu ndeshjen mes Egnatias dhe Vllaznisë, sfida që hapi fazën e fundit të Kategorisë Superiore teksa u panë momente tensioni. Gjithçka ndodhi në minutën e 71 të ndeshjes kur gjyqtari i ndeshjes ndëshkoi me karton të kuq mbrojtësin e Egnatias Xhemajli pas një dueli me sulmuesin e Vllaznisë Bekim Balajn. Një moment ky që acaroi skuadrën e Egnatias e cila për pak caste braktisi fushën e lojës. Arbitri Lata më pas e verifikoi episodin e Xhemajlit në sistemin VAR duke e konfirmuar vendimin e tij për të ndëshkuar me karton të kuq futbollistin. Më pas e pësoi edhe trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, duke u ndëshkuar edhe ajo me karton të kuq. Egnatia u kthye në fushën e lojës pas rreth 7 minutash protestë...
Burimi:
top-channel.tv