Iftari tradicional i futbollit shqiptar, Kalaj dhe Duka: Si agjërimi edhe futbolli kërkon unitet, disiplinë dhe solidaritet
Federata e Futbollit organizoi mbrëmjen e sotme një darkë iftari për futbollistët, futbollistet, drejtues dhe presidentë të klubeve të “Abissnet Superiore”, si dhe për përfaqësues të mediave të cilët agjërojnë gjatë këtij muaji të madhërueshëm të Ramazanit. Një event i kthyer tashmë në traditë nga Federata e Futbollit, që çdo vit, në këtë periudhë të veçantë për besimtarët myslimanë, bën bashkë familjen e madhe të futbollit shqiptar në një atmosferë miqësore dhe respekti të ndërsjellë. Të pranishmit i përshëndeti Presidenti Armand Duka, i cili uroi të gjithë për një agjërim të pranuar dhe theksoi rëndësinë e vlerave që përcjell muaji i Ramazanit, të cilat përputhen edhe me frymën e sportit dhe futbollit. “Faleminderit që keni pranuar ftesën e Federatës së Futbollit në këtë iftar tradicional,...
Burimi:
top-channel.tv