Flamurtari bën befasinë, mposht Vllazninë dhe lë vendin e fundit, ndizet sërish gara për titullin

Flamurtari bën befasinë, mposht Vllazninë dhe lë vendin e fundit, ndizet sërish gara për titullin

Flamurtari shkakton befasinë në këtë javë të Kategorisë Superiore. Skuadra vlonjate e njëmijë e një halleve mposhti Vllazninë kryesuese në Vlorë me rezultatin e ngushtë 1-0 për të shkuar në kuotën e 24 pikëve duke ia lënë vendin e fundit të klasifikimit Tiranës. Ishte një ndeshje, fati i së cilës u vendos që në pjesën e parë, teksa në minutën e 35, Bolzan shfrytëzoi një asist të Maksutit duke e dërguar topin në rrjetë për t’i dhënë avantazhin skuadrës vlonjate. Telashet për Vllazninë u shtuan 2 minuta më vonë kur Bismark për shkak të një faulli të ashpër ndaj Trashit u ndëshkua me karton të kuq duke e lënë skuadrën shkodrane me 10 futbollistë. Megjithatë të besuarit e Edi Martinit e kërkuan golin e barazimit,...