Elbasani i bën “dhuratë” vetes për Ditën e Verës, mund Flamurtarin në transfertë dhe i bashkohet Vllaznisë në krye të renditjes

Elbasani i bën “dhuratë” vetes për Ditën e Verës, mund Flamurtarin në transfertë dhe i bashkohet Vllaznisë në krye të renditjes

Elbasani ka arritur një fitore të rëndësishme në javën e 28-të të Superiores në transfertë përballë Flamurtarit. Sfida e luajtur në Vlorë nisi mjaft mirë për vberdheblutë, të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 5’ me anë të Xhonatan Lajthisë. Në minutën e 54’, Herald Marku kishte mundësinë e artë për të barazuar shifrat, por gaboi nga pika e bardhë e 11-metërshit. Kjo bëri që 9 minuta më vonë, Lajthia të dyfishonte shifrat. Dy minuta pas golit të dytë të miqve, vlonjatët shënuan me Ramanin, ndërsa nga minuta e 69’ deri në të 82’, sfida u ndërpre për shkak të një dëmtimi të frikshëm të portierit të verdhebluve, Jancek. Në pjesën e mbetur të lojës, ekipi i Elbasanit ruajti avantazhin, duke marrë tre...