Ekskluzive/ U akuzua për shitje ndeshjesh dhe u përjashtua nga Flamurtari, reagon Trashi

Ekskluzive/ U akuzua për shitje ndeshjesh dhe u përjashtua nga Flamurtari, reagon Trashi

Atmosfera te Flamurtari është tensionuar maksimalisht pas humbjes së fundit ndaj Bylisit, një ndeshje që ka lënë pasoja të rënda, jo vetëm në renditje, por edhe në marrëdhëniet e brendshme të klubit. Në qendër të kësaj stuhie është kapiteni i skuadrës vlonjate, Lorenc Trashi, i cili është akuzuar drejtpërdrejt nga administratori i klubit, Sinan Idrizi, për “shitje të ndeshjes”. Akuza e rëndë e Sinan Idrizit Githçka ka nisur pas përfundimit të sfidës ndaj Bylisit, ku Flamurtari pësoi një humbje që ka irrituar drejtuesit. Mësohet se administratori Sinan Idrizi, i njohur për reagimet e tij impulsive dhe kërkuese, ka drejtuar gishtin nga kapiteni Trashi, duke e akuzuar atë hapur se nuk ka luajtur pastër. Në fokus të akuzave janë momentet e fundit të ndeshjes. Lorenc Trashi, një...