Ekskluzive/ Shehi rikthehet bardheblu, fjalët e para si trajner i Tiranës: Ishte një zgjedhje zemre dhe prej… tifozi

Ekskluzive/ Shehi rikthehet bardheblu, fjalët e para si trajner i Tiranës: Ishte një zgjedhje zemre dhe prej… tifozi

Orges Shehi është sërish trajner i Klubit të Futbollit Tirana. Tekniku durrsak rikthehet në krye të bardhebluve në një moment delikat të sezonit, duke u bërë kështu njëri nga emrat më të lidhur me historinë e fundit të skuadrës më të titulluar shqiptare. Shehi e njeh mirë Tiranën dhe Tirana e njeh mirë atë. Gjatë mandatit të tij të parë, tekniku drejtoi bardheblutë për më shumë se dy vjet e gjysëm, nga janari i vitit 2021 deri në tetorin e vitit 2023, duke drejtuar mbi 120 ndeshje zyrtare. Në këtë periudhë, Tirana fitoi titullin kampion të Kategorisë Superiore dhe Superkupën e Shqipërisë, duke e bërë Shehun trajnerin më jetëgjatë të bardhebluve prej dekadash. Shifrat tregojnë një bilanc pozitiv me mbi 60 përqind fitoresh gjatë drejtimit...