Egnatia ndal Elbasanin mes polemikave dhe pa të gjithë stafin teknik në pankinë

Egnatia ndal Elbasanin mes polemikave dhe pa të gjithë stafin teknik në pankinë

Elbasani dhe Egnatia kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi me shifrat 0-0. Rastet ishin të shumta nga të dyja krahët, por asnjëri prej ekipeve s’e gjeti rrugën e rrjetës. Në këtë ndeshje u dhanë 2 kartonë të kuq. Si fillim u ndëshkua Boye i Elbasanit, në minutën e 7-të. Ndërsa 22 minuta më vonë, u ndëshkua Flamur Ruçi i Egnatias. Pas këtij barazimi, Elbasani merr vendin e parë me 53 pikë, 1 më shumë se Vllaznia e vendit të dytë, por shkodranët kanë një ndeshje më pak. Nëk krahun tjetër me 51 pikë, rrogozhinasit mbeten në vendin e 3-të. Top Channel