Klubi i Luftëtarit zhduket zyrtarisht; Shoqata Rajonale e Futbollit e përjashton për mbyllje të aktivitetit, zgjidhet edhe kryetari i ri
Dikur ka qenë një nga klubet më të njohur të vendit tonë, që nga kjo e hënë nuk eziston më. Klubi Luftëtari Sh.a nga ku kanë dalë emra të tillë si Sefedin Braho, Arjan Bellaj apo Altin Haxhi, tani nuk ekziston më pasi nuk u regjistrua në aktivitetet kombëtare. Ky është vendimi i marrë në Asamblenë e Shoqatës Rajonale Gjirokastër që me 9 vota pro dhe asnjë kundër e përjashtoi Klubin e Futbollit Luftëtari nga anëtarësia për shkak të mbylljes së aktivitetit. Luftëtari që në historinë e tij ka edhe një kualifikim në kompeticionet evropiane, ishte zhdukur që nga viti 2020, por tani u bë zyrtare pushimi i ekzistencës së këtij klubi, madje as në nivel amator. Gjithsesi, Gjirokastra e ka zëvendësuar Klubin e Luftëtarit...
Burimi:
top-channel.tv