Kategoria e Parë/ Skënderbeu mposht Besën me përmbysje, fitojnë dhe Laçi e Pogradeci

Kategoria e Parë/ Skënderbeu mposht Besën me përmbysje, fitojnë dhe Laçi e Pogradeci

Skënderbeu vijon të kryesojë bindshëm klasifikimin në Kategorinë e Parë. Skuadra korçare, një sfidën e saj të javës së 19 arriti të mundë Besën në fushën e kësaj të fundiut me rezultatin 3-2 për të shkuar në kuotën e 44 pikëve. Ishte një fitore e vuajtur kjo e Skënderbeut që erdhi me përmbysje në rezultat. Skuadra kavajase e nisi mjaft mirë sfidën teksa gjeti golin e avantazhit 1-0 që në minutën e 8 me golin e Spahiut dhe me këto shifra u mbyll pjesa e parë e sfidës. Në fillimin e pjesës së dytë Skënderbeu arriti të barazojë shifrat me Janaqin në minutën e 54, por Besa reagoi shpejt duke shënuar sërish 2 minuta më vonë këtë radhë me Cordeiron për t’u rikthyer në avantazh,...