Kategoria e Parë/ Pogradeci shkëlqen në shtëpi, Laçi merr momentalisht kreun e renditjes
Janë mbyllur dy përballjet e para të ditës në Kategorinë e Parë, ku fitore regjistruan Pogradeci dhe Laçi, duke marrë pikë të rëndësishme në garën për objektivat e sezonit. Në stadiumin e Pogradecit, vendasit siguruan një sukses 3-1 ndaj Lushnjës. Preknicaj, ish-lojtar i lushnjarëve, zhbllokoi takimin në minutën e 31’, ndërsa Pius ishte protagonisti kryesor me dy gola në pjesën e dytë. Për miqtë realizoi Camko, por rrjeta e tij shërbeu vetëm për statistikë. Fitore me përmbysje emocionesh edhe për Laçin, që kaloi 2-1 Luftëtarin. Kurbinasit gjetën shpejt avantazhin me Myrtën në minutën e 10’, ndërsa në të 70-ën Kalaj dyfishoi shifrat. Goli i Ziaj në minutat shtesë rihapi për pak çaste sfidën, por nuk ndryshoi fatin e saj. Me këtë trepikësh, Laçi ngjitet përkohësisht...
Burimi:
top-channel.tv