Kategoria e Parë/ Nuk ka fitues në Fier, Apolonia dhe Lushnja ndajnë pikët në një barazim pa gola
Kategoria e Parë e futbollit shqiptar vazhdoi me javën e 28-të, ku Apolonia dhe Lushnja u përballën në Fier në një ndeshje të cilën e mbyllën pa gola. Edhe pse gjatë sfidës nuk munguan pretendimet për penallti, asnjë nga skuadrat nuk arriti të gjejë rrugën e rrjetës. Barazimi nuk i ndihmon veçanërisht asnjërës, pasi të dyja ekipet qëndrojnë ende në zonën “play out”. Aktualisht, Apolonia mbetet 4 pikë pas Lushnjës, ndërsa skuadra të tjera si Kukësi dhe Luftëtari kanë mundësi për të përfituar nga kjo situatë. Rezultati përfundimtar: Apolonia 0-0 Lushnja Top Channel
Burimi:
top-channel.tv