Kategoria e Parë/ Iliria fiton në fund me Besën, Kastrioti mund Apoloninë, nuk ka gola në Burrel (Rezultatet)
Janë zhvilluar dhe përfunduar tre përballjet e radhës në Kategorinë e Parë, ku nuk munguan emocionet, kartonët e kuq dhe golat vendimtarë në minutat e fundit. Në sfidën mes KF Iliria dhe KF Besa Kavajë, vendasit triumfuan me rezultatin minimal 1-0. Goli i vetëm i takimit u realizua nga Mavanga në minutën e 85-të nga pika e bardhë e penalltisë. Besa e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë, pasi Hasani u ndëshkua me karton të kuq. Fitore të rëndësishme arriti edhe KF Kastrioti Krujë, që mposhti KF Apolonia Fier me shifrat 1-0. Goli vendimtar u shënua nga Kapllani në minutën e 68-të. Në kohën shtesë, fierakët mbetën me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Xhixhos. Ndërkohë, përballja mes KF Burreli dhe...
Burimi:
top-channel.tv