Kategoria e Parë/Frenohet Skëndërbeu, përfiton Laçi ngushton diferencën, Apolonia braktis për disa minuta ndeshjen
Këtë të shtunë u zhvilluan 4 ndeshje të javës së 21 të Kategorisë së Parë. Ajo që të bie në sy ishte frenimi i Skëndërbeut me skuadrën kryesuese të kampionatit që nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 në ndeshjen e zhvilluar në Peshkopi ndaj Korabit duke lënë 2 pikë në fushën e lojës. Një frenim ky që u shfrytëzua nga Laçi i cili arriti të mposhtë Lushnjen në ‘Roza Haxhiu’ me rezultatin 1-0, falë golit të shënuar nga Olsi Myrta që në pjesën e parë duke ngushtuar diferencën në klasifikim me skuadrën korçare Nuk pati fitues as në ndeshjen mes Apolonisë dhe Pogradecit. Në ‘Loni Papuçiu’ sfida u mbyll 2-2 ku në një moment skuadra fierake braktisi fushën për disa minuta pas një penalltie...
Burimi:
top-channel.tv