Kategoria e Parë/Festival golash në Laçi-Besa, ‘ngec’ Skënderbeu, fiton Kukësi

Kategoria e Parë/Festival golash në Laçi-Besa, ‘ngec’ Skënderbeu, fiton Kukësi

Ndeshjet e javës së 27 të Kategorisë së Parë dhuruan ‘lumë’ golash por dhe rezultate dramatike dhe çdo gjë është e hapur për verdiktet e këtij sezoni. E vetmja sfidë që nuk pati gola ishte ajo e zhvilluar në Korçë mes Skënderbeut dhe Korabit që u mbyll me barazimin 0-0 ku u regjistrua një penallti e humbur nga Nasr që mund të ndryshonte fatin e takimit. Me këtë barazim, skuadra korçare vazhdon të jetë në krye të klasifikimit me 64 pikë, por tani ajo ndjen që Laçi i afrohet ndjeshëm me kurbinasit që mposhtën Besën me rezultatin 5-3. Për  bardhezinjtë shënuan Joel, Bibo, Tresa, Myrta dhe Muhammad, ndërkohë që për Besën lanë gjurmën e tyre Rrena me dy gola të shënuar dhe Rodrigo Migone. Fitore...