FSHF, Disiplina gjobit Tiranën, Partizanin e Vllazninë, sanksione dhe për zyrtarë dhe lojtarë klubesh
Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit nuk është kursyer as këtë radhë në sanksionet ndaj klubeve apo zyrtarëve e futbollistëve. Kështu Partizani është dënuar me gjobë 50 mijë lekë për koret fyese të tifozëve të tij dhe për dëmtimin e stolave të stadiumit, me klubin që është urdhëruar të paguajë dëmet e shkaktuara. Për të njëjtën arsye është gjobitur edhe Tirana por me vlerën e 100 mijë lekëve. Edhe Vllaznia është gjobitur me 100 mijë lekë për mosmarrjen e masave të nevojshme të sigurisë dhe sjellje jo korrekte të tifozëve. Po kështu ka pasur pezullime me 8 ndeshje për një zyrtar të Vllaznisë e Elbasanit ndërkohë që me 5 ndeshje pezullim është dënuar dhe futbollisti i Elbasanit Donart Ibraimi Vendimet e Komisionit të...
Burimi:
top-channel.tv