E trishtë, ish-lojtari i Egnatias ndërron jetë në moshën 24-vjeçare. Duka: Humbi betejën e jetës…

E trishtë, ish-lojtari i Egnatias ndërron jetë në moshën 24-vjeçare. Duka: Humbi betejën e jetës…

Ish-lojtari i Lushnjës dhe Egnatias, James Ayinde, është ndarë nga jeta në moshën 24-vjeçare, pasi nuk ka arritur të fitojë betejën me një sëmundje të pashërueshme. Sulmuesi nigerian vuante nga kanceri në veshka dhe nuk ka rritur të fitojë ndeshjen më të rëndësishme të jetës së tij. Klubi lushnjar ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale për këtë ngjarje tragjike. “Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish lojtarit tonë, James Ayinde. James veshi me krenari fanellën e KF Lushnja, duke dhënë kontributin e tij në fushën e lojës dhe duke lënë kujtime të paharruara te tifozët dhe gjithë komuniteti sportiv lushnjar. Ai do të kujtohet gjithmonë për përkushtimin, pasionin dhe shpirtin luftarak që tregoi në çdo ndeshje. Sot,...